Dhurime

F-Droid bazohet në dhurimet tuaja!

Nëse doni të jepni ndihmesë financiarisht, këshillojmë përdorimin e një platforme të lirë (si te software-i i lirë) dhurimesh, fjala vjen, Liberapay ose Open Collective. Liberapay ka tarifa më të ulëta, por Open Collective lejon më tepër zhdërvjelltësi dhe transparencë mbi se si përdoren fondet. Që të dyja platformat lejojnë për dhurime ripërsëritëse, të cilat janë shumë të dëshiruara për ta bërë F-Droid-in të qëndrueshëm.

Dhurimet tuaja do të përdoren:

  • Pagim burimesh shërbyesi
  • Pagim për artikuj tregtarë (ngjitës)
  • Pagim kontribuesish për punë administrimi dhe zhvillimi
  • Sponsorizim udhëtimi për kontribues për në konferenca ose takime

Ç’metoda pagese mund të përdor?

Tani për tani, mbulojmë vetëm metoda pagesash që ofrojnë shërbimet tona fiskale. Këta përcaktojnë cilat metoda janë të përdorshme.

  Kartë Krediti PayPal Dërgesë Bankare Direct Debit
Dhuroni përmes Liberapay-it     SEPA
Dhuroni për Kolektivin tonë F-Droid-Euro EUR SEPA
Dhuroni për Kolektivin tonë F-Droid USD ACH
GitHub Sponsors      

Për të pasur më tepër hollësi mbi tarifat e tyre, vizitoni faqe informacioni të shërbimeve tona fiskale:

Dërgesë Bankare e Drejtpërdrejtë Me IBAN

Nëse do të donit të dhuronit përmes një dërgese të drejtpërdrejtë bankare me IBAN, atëherë dhuroni përmes F-Droid (€) në Open Collective:

Dhuroni për Kolektivin tonë      

Kriptomonedhë

Krejt dhurimet në kriptomonedha për F-Droid, përfshi Bitcoin dhe mjaft të tjera, hëpërhë janë pezull, kjo faqe do të përditësohet, po të ketë çfarëdo ndryshimi lidhur me këtë çështje.

Artikuj

Ose blini një 👕 bluzë 👕 prej
HELLOTUX
(F-Droid do të përfitojë 3€ për çdo bluzë të shitur.)

Ujdisje e Mëparshme

Dhurimet për zhvillimin e F-Droid-it dikur përpunoheshin nga F-Droid Limited, një “shoqëri private” britanike e regjistruar në Angli (no. 08420676). Ka mbyllur veprimtarinë që prej 2021.