Jump to content

Paulo Dybala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paulo Dybala

Dybala me Argjentinën (2017)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPaulo Bruno Exequiel Dybala[1]
Datëlindja (1993-11-15) 15 nëntor 1993 (31 vjeç)[2]
VendlindjaLaguna Larga, Córdoba, Argjentinë
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)[3]
PozicioniSulmues / Mesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Roma
Numri21
Karriera me të rinjtë
2003–2011Instituto
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2012Instituto38(17)
2012–2015Palermo89(21)
2015–2022Juventus154(82)
2022–Roma53(25)
Karriera ndërkombëtare
2015–Argjentina38(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2023

Paulo Bruno Exequiel Dybala (Spanjisht: [ˈpawlo ðiˈβala]; lindur më 15 nëntor 1993) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin italian Roma dhe kombëtaren argjentinase. Dybala konsiderohet si një nga lojtarët më të vlefshëm të botës dhe ka pseudonimin "La Joya" (Xhevahiri) për falë stilit të lojës krijues, shpejtësisë, talentit, teknikës dhe instiktit për gol.[4] Tifozët e Palermos e quajnë "U Picciriddu" (Fëmij ose Djali në dialektin siçilian) për shkak se ai ishte i vogël kur firmosi me Palermon.[5]

Dybala ka lindur në Laguna Larga, provinca e Córdobës, Argjentinë.[6] Gjyshi i tij, Bolesław Dybała, ishte nga fshati Kraśniów në Poloni; ai u largua nga vendlindja e tij drejt Argjentinës në Luftën e Dytë Botërore.[7][8] Disa nga familjarët e tij u zhvendosën në Kanada.[9] Dybala ka gjithashtu një origjinë të pjesshme italiane nga stërgjyshja nga ana e mamasë, e cila ishte nga Provinca e Napolit.[7][10][11][12]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Instituto de Córdoba

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillimet e karrierës së tij, Dybala fitoi pseudonimet "La Joya" dhe "El pibe de la pensión".[13][14] Ai bëri debutimin e tij si profesionist në Primera B Nacional (divizioni i dytë argjentinas) për klubin e qytetit të lindjes Instituto Atlético Central Córdoba në moshën 17 vjeçare.[15] Gjithsej, ai luajti 40 ndeshje me klubin duke shënuar 17 gola;[16] ai u bë lojtari më i ri që shënon gol, duke thyer rekordin e Mario Kempes. Dybala u bë gjithashtu lojtari i parë që luan 38 ndeshje rresht në një ligë profesionale të Argjentinës, duke thyer një tjetër rekord të Kempes, si dhe u bë lojtari i parë që shënon dy tregolësha në një sezon. Dybala gjithashtu shënoi në gjashtë ndeshje rresht, dy më shumë se sa mbajtësi i këtij rekordi.[17]

Dybala duke ekzekutuar një goditje këndi për Palermon në vitin 2015.

Më 29 prill 2012, presidenti i U.S. Città di Palermo, Maurizio Zamparini, njoftoi blerjen e Dybalës duke deklaruar: "Kemi marrë Paulo Dybalën – Sergio Agüeron e ri".[18] Megjithatë, në të njëtën ditë, sekretari i përgjithshëm i Institutos, José Teaux, deklaroi se njeriu i kishte kishte kryer negociatat me Palermon nuk e kishte lejen për të shitur Dybalën. Pavarësisht kësaj, më 20 korrik, Palermo lëshoi një komunikatë ku njoftoi transferimin e Dybalës në një kontratë katër-vjeçare.[19] Sipas dosjes financiare të klubit, shuma e transferimit ishte 8,64 milion €.[20]

Dybala debutoi me klubin në një ndeshje të Serie A kundër Lazios. Ai shënoi dy golat e parë në Itali më 2 nëntor 2012 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Sampdorias.[21] Dybala u dallua gjatë sezonit 2014–15 me Palermon, duke regjistruar dhjetë që në pjesën e parë të sezonit, duke formuar një dyshe të suksesshme sulmi me bashkëkombasin argjentinas Franco Vázquez. Performancat e tij bënë që ai të ishte objektiv i disa klubeve të mëdha në Evropë.[22] Ai e mbylli sezonin me 13 gola dhe 10 asiste, duke qënë një nga asistuesit më të mirë të kampionatit.[23]

Më 4 qershor 2015, Juventus njoftoi transferimin e Dybalës për 32 milion € (plus 8 milion € bonuse të ndryshme), me argjentinasin i cili firmosi një kontatë pesë-vjeçare.[24][25] Atij j'u fanella me numrin 21, e cila ishte mbajtur së fundmi nga Andrea Pirlo, i cili ishte larguar gjatë verës.[26]

2015–2018: Transferimi dhe tre dopieta titujsh në Itali

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 gusht, ai u aktivivua si zëvëndësues në minutën e 61të në vend të Kingsley Coman në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Lazios. Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 73të me Juventusin që fitoi 2–0 në Shanghai.[27] Më 30 gusht, Dybala shënoi golin e parë në kampionat për Juventusin në humbjen 2–1 në transfertë kundër Romës.[28] Në 16 ndeshjet e para me bardhezinjtë, Dybala regjistroi gjashtë gola dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet, duke pasur një mesatare një gol çdo 151 minuta, e cila ishte më e lartë se mesataret e Alessandro Del Pieros dhe Carlos Tevezit në sezonet e tyre debutue. Në historinë e klubit, vetëm Roberto Baggio kishte pasur një mesatare më të lartë shënimi se sa Dybala në sezonin debutues.[29]

Dybala shënoi golin e tij të parë në Kupën e Italisë më 16 dhjetor në suksesin 4–0 kundër rivalëve të qytetit Torino.[30] Më 23 shkurt 2016, ai shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Bayern München në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të kompeticionit.[31] Më 15 mars, një ditë para ndeshjes së kthimit, Juventus konfirmoi se Dybala do të mungonte për shkak të mbingarkesës së edemës së muskulit të tij të majtë të shputës së këmbës.[32] Ai u rikthye në aksion më 20 mars në fitoren 4–1 në kampionat kundër Torinos,[33] por pësoi një tjetër dëmtim, duke bërë që të zëvëndësohej.[34] Më 21 prill, Dybala shënoi dy gola në triumfin 3–0 kundër Lazios, duke arritur në 16 gola në 31 ndeshje në kampionat, si dhe duke arritur golin e 20të në të gjitha kompeticionet.[35] Ai e mbylli sezonin me 23 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 19 në Serie A, me Juventusin që fitoi një tjetër kampionat.[36][37]

Dybala me Juventusin në vitin 2017.

Pas largimit në verë të Paul Pogba te Manchester United, Dybalës j'u ofrua fanella me numrin 10 nga klubi, por ai e refuzoi, duke zgjedhur të mbante numrin e tij aktual.[38] Pasi trajneri Massimiliano Allegri vendosi të ndryshonte formacion, duke kaluar në 4–2–3–1, sezoni i ri e pa Dybalën të luante më poshtë në një rol organizatori mbrapa blerjes së re Gonzalo Higuaín. Ky ndërrim i rolit bëri që Dybala të shënonte më pak gola, për shkak se ai tashmë kishte edhe detyra mbrojtëse në fushë.[39][40][41] Pasi hasi vështirësi për të shënuar në fillim të sezonit, Dybala realizoi golin e parë të sezonit 2016–17 më 27 shtator në fitoren 4–0 kundër Dinamo Zagreb në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[42] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 2 tetor në fitoren 3–0 në transfertë kundër Empolit.[43]

Më 11 prill, Dybala shënoi një dopietë në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve, duke udhëhequr Juventusin drejtë një fitoreje 3–0 në Torino.[44] Dy ditë më pas, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2022.[45] Më 3 qershor, Dybala luajti si titullar në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve ku Juventusi u mposht 4–1 nga kampioni në fuqi Real Madrid, duke humbur mundësinë për të plotësuar një tripletë historike.[46]

Më 4 gusht 2017, Dybala ishte një nga tre finalistët për çmimin "Sulmuesi i Sezonit 2016–17 i UEFA Ligës së Kampioneve".[47] Pesë ditë më vonë, Juventus konfirmoi se Dybala do të merrte fanellën me numrin 10.[48] Argjentinasi e nisi sezonin e ri 2017–18 më 13 gusht në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Lazios; dy golat e tij nuk ishin të mjaftueshme për Juventusin që u mposht 3–2.[49] Dy ditë më pas, ai u rendit i gjashti për çmimin UEFA Lojtari më i mirë në Evropë 2017.[50] Më 26 gusht, Dybala shënoi tregolëshin e parë në Serie A në fitoren 4–2 kundër Genoas.[51] Ai shënoi një tjetër tregolësh më 17 shtator në fitoren 3–1 kundër Sassuolos; kjo ishte ndeshja e tij e 100të për Juventusin në të gjitha kompeticionet.[52] Më 11 mars 2018, Dybala shënoi të dy golat e fitores 2–0 kundër Udineses në shtëpi, duke regjistruar golin e 100të si profesionist.[53] Ai luajti ndeshjen e tij të 150të në Serie A në barazimin pa gola kundër SPAL më 17 mars.[54]

2018–2022: Vështirësitë dhe rikthimi në formë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dybala në aksion për Juventusin, 2 nëntor 2021.

Më 1 shtator 2018, Dybala luajti ndeshjen e tij të 100të me Juventusin në fitoren 2–1 kundër Parmës; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit.[55][56] Ai shënoi tregolshin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 3–0 kundër Young Boys në fazën e grupeve.[57] Në ndeshjen e rradhës në fazën e grupeve kundër Manchester United, ai shënoi golin e vetëm të fitores minimale 1–0 në Old Trafford.[58] Me mbërritjen e yllit portugez Cristiano Ronaldo, Dybala u aktivizua shpesh jashtë pozicionit të tij të preferuar, duke u zhvendosur më poshtë nga trajneri Allegri gjatë sezonit 2018–19; si pasojë e këtij ndërrimi, si dhe disa dëmtimeve dhe vështirësive me trajnerin, forma e Dybalës ra në mënyrë drastike gjatë këtij sezoni.[59] Kjo bëri që ai të shënonte vetëm pesë gola në 30 ndeshje në kampionat si dhe 10 gola në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[60] Pavarësisht kësaj, Juventus u shpall kampione e Italisë sërisht.

Pas një sezoni zhgënjyes, Dybala ishte i lidhur fillimisht me një kalim në Premier Ligë te Manchester United dhe Tottenham Hotspur, por ai përfundimisht qëndroi te Juventus për sezonin 2019–20.[59][60][61] Edhe pse ai nuk pritej të ishte titullar në formacionin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, Dybala e fitoi vendin e titullarit falë performancave të tij; ai shënoi golin e parë të sezonit 6 tetor 2019 në fitoren 2–1 kundër InteritGiuseppe Meazza. Kjo fitore bëri që Juventusi të kalonte Zikaltrit në renditje.[61][62] Më 7 dhjetor, ai luajti ndeshjen e tij të 200të për Juventusin në të gjitha kompeticionet në humbjen 3–1 në Stadio Olimpico kundër Lazios.[63]

finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit më 17 qershor, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, Dybala humbi penalltinë e parë të Juventusit në gjuajtjet e penalltive, me gjuajtjen e tij që u prit nga Alex Meret; Napoli në fund do të fitonte ndeshjen 4–2.[64] Në fund të sezonit, Dybala u shpall Lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2019–20.[65] Ai e mbylli sezonin me 11 gola dhe 6 asiste, duke ndihmuar Juventusin të fitonte Scudetton për të nëntin vit rresht.[66]

Dybala luajti ndeshjen e parë të sezonit 2020–21 më 20 tetor në ndeshjen hapëse të Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Dynamo Kyiv; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë me Juventusin që fitoi 2–0.[67] Goli i tij i parë i sezonit erdhi më 4 nëntor në fitoren 4–1 kundër Ferencváros po në fazën e grupeve.[68] Pasi qëndroi jashtë fushave për disa muaj për shkak të një dëmtimi, Dybala u rikthye më 7 prill 2021,[69] duke shënuar golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Napolit në kampionat.[70] Më 12 maj, ai shënoi në fitoren 3–1 në transfertë kundër Sassuolos, duke arritur në kuotën e 100 gola me Juventusin;[71] ai u bë lojtari i parë jo-evropian që e arrin këtë gjë.[72]

Më 21 mars 2022, zyrtari i klubit Maurizio Arrivabene njoftoi se kontrata e Dybalës që përfundonte në fund të sezonit nuk do të rinovohej, duke cituar ndryshimin e projektit të klubit pas mbërritjes së sulmuesit serb Dušan Vlahović.[73] Më 15 maj, Dybala njoftoi në rrjetet sociale se ai do të largohej nga Juventusi në përfundim të sezonit.[74] Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me klubin një ditë më pas kundër Lazios, duke u aktivizuar për 78 minuta para se të zëvëndësohej nga Martin Palumbo, për të cilën mori një duartrokitje në këmbë nga i gjithë stadiumi.[75]

Më 20 korrik 2022, Dybala u transferua te Roma në një marrëveshje tre-vjeçare.[76]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dybala duke luajtur me Argjentinën kundër Rusisë në vitin 2017.

Dybala kishte mundësi për të luajtur me Poloninë dhe Italinë për shkak të origjinës së familjes së tij, por ai deklaroi se ndihej argjentinas dhe do të përfaqësonte Argjentinën.[77] Ai deklaroi në një intervistë: "Unë ndihem 100% argjentinas, nuk do të ndihesha i lumtur në një kombëtare që nuk do e ndjeja, të dëgjoj një himn që nuk është i imi, dhe të vesh ngjyrat që nuk më përkasin mua."[10]

Dybala u thirr në kombëtaren argjentinase nën-17 për të marrë pjesë në Lojërat Pan Amerikane 2011, por megjithatë ai nuk mori pjesë. Më 19 korrik 2012, ai u thirr për herë të parë nga ekipi kombëtar nën-20 por e refuzoi ftesën.

Më 23 shtator 2015, Dybala u thirr për herë të parë në kombëtaren e të rriturve nga trajneri Gerardo Martino,[78] por debutimi i tij erdhi 13 tetor në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Paraguajit; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 75të në vend të Carlos Tevez.[79] Në maj 2016, ai nuk ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë për turnanentin Copa América Centenario.[80] Edhe pse Juventus këmbënguli se do t'a linin Dybalën të merrte pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, ai u përfshi në listën fillestare me 35 lojtarë për turnamentin më 24 maj;[81] megjithatë, ai u la jashtë listës përfundimtare.[82]

Më 1 shtator 2016, Dybala u përjashtua me karton të kuq në fitoren 1–0 kundër Uruguajit në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.[83] Më 13 qershor 2017, ai asistoi golin e Joaquín Correas në fitoren 6–0 jashtë fushe kundër Singaporit në një ndeshje miqësore.[84]

Në maj 2018, Dybala ishte një nga 35 futbollistët e thirrur nga Jorge Sampaoli për FIFA Kupën e Botës 2018Rusi;[85] ai ishte gjithashtu edhe pjesë e listës finale me 23 lojtarë.[86] Dybala debutoi për herë të parë në një Kupë Bote më 21 qershor në ndeshjen e dytë të Argjentinës në fazën e grupeve, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të në vend të Enzo Pérez në humbjen 3–0 kundër Kroacisë.[87] Kjo ishte ndeshje e vetme që ai luajti me këtë turnament, me Argjentinën që u eliminua në raundin e 16-tave nga Franca, e cila në fund do të shpallej fituese e edicionit.[88][89]

Më 20 nëntor 2018, Dybala shënoi golin e parë për Argjentinën në fitoren 2–0 në ndeshjen miqësore kundër Meksikës.[90] Në maj 2019, ai u përfshi nga trajneri Lionel Scaloni në listën paraprake me 40 futbollistë,[91] dhe më pas në listën finale me 23 futbollistë për Copa América 2019.[92] Në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Katarit më 23 qershor, Dybala asistoi golin e Agüeros pasi kishte ardhur në fushë si zëvëndësues në vend të Lautaro Martínez; Argjentina fitoi ndeshjen 2–0 dhe përparoi në fazën me eliminim direkt.[93] Në ndeshjen për vendin e tretë kundër Kilit më 6 korrik, Dybala luajti ndeshjen e parë si titullar në këtë dhe shënoi një gol me Argjentinën që fitoi ndeshjen 2–1 dhe medaljen e bronzit.[94]

Më 1 qershor, Dybala shënoi një nga golat e fitores 3–0 të Argjentinës kundër ItalisëFinalissima 2022.[95]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dybala është një lojtar i shkathët, elegant, i shpejtë, i cili ka aftësi teknike të shkëlqyera dhe balancë të mirë.[96][97][98][99][100][101] Ai gjithashtu njihet për gjuajtjet e fuqishme dhe të sakta nga distanca, driblimin, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e topit në zona të hapsirë të kufizuar.[101][102][103] Përveç kësaj, Dybala është i aftë të mposhtë lojtarët kundërshtar në duele një-kundër-një, si dhe të ruajë topin kur është me kurriz nga porta.[103] Dybala është gjithashtu një lojtar shumë efikas në kundër-sulme,[103] kjo falë shpejtësisë me top, pozicionimit dhe inteligjencës, si dhe shpesh herë ka mposhtur kurthin e pozicionit jashtë lojë gjatë kundër-sulmeve.[104][105] Dybala është një lojtar shumë puntor, i cili njihet për staminën dhe kontributin që ofron në mbrojtje kur ekipi i tij nuk është nën zotërimin e topit.[103][106] Dybala është një lojtar i cili krijon raste shënimi për shokët e ekipit si dhe shënon vetë, kjo falë pasimeve të sakta, vizionit, kombinimeve me shokët e ekipit, aftësisë për t'i krijuar hapsira shokëve të ekipit si dhe falë gjuajtjeve të fuqishme dhe të sakta nga brënda dhe jashtë zone me të dyja këmbët.[104][105][106][107] Pavarësisht se është lojtar shtatshkurtër, Dybala është i aftë të shënoj edhe gola me kokë, kjo falë shkathtësisë brënda zonës kundërshtare dhe aftësisë që ka për t'i marrë kohën mbrojtësve kundërshtar.[101][103][108] Dybala është gjithashtu një ekzekutues i saktë i goditjeve të lira dhe penalltive.[109][110] Pavarësisht talentit si futbollist, mentaliteti i tij, vazhdimësia dhe aftësitë si udhëheqës janë vënë në pikëpyetje shumë herë nga media.[111]

Pozicioni kryesor i Dybalës është sulmues, por ai mund të mbulojë çdo pozicion ofensiv në fushë; ai e nisi karrierën e tij duke luajtur si anësor i majtë te Instituto në Argjentinë,[96] por që pas kalimit në Itali ai u vendos në disa pozicione të ndryshme sulmuese, përfshirë sulmues kryesor, qëndër-sulmues dhe sulmues i dytë. Përveç këtyre roleve, ai ka mbuluar edhe role të tjera si mesfushor sulmues, sulmues i brëndshëm i djathë dhe sulmues i fshehur, i quajtur ndryshe "fallco 9".[96][107][112][113][114][115] Në disa raste të rralla, ai ka luajtur edhe si anësor i tërhequr në krahun e djathë, duke prerë në qëndër dhe duke gjuajtur topin me hark me këmbën e tij të preferuar të majtë.[101][103][114] Në disa raste të tjera, Dybala ka pasur një rol të lirë në fushë si sulmues, duke pasur lirinë të zhvendosej në të dyja krahët ose të tërheqej poshtë në mesfushë.[96] Falë angazhimit në fushë dhe aftësive si organizator, trajneri Allegri e ka aktivizuar edhe si mesfushor qëndror, e njohur në Itali me termin "mezzala".[116] Në vitin 2018, Allegri e quajti atë një mesfushor të kudondodhur (tuttocampista në italisht).[117] Një tjetër pozicion në të cilin Dybala është aktivizuar është në rolin e organizatorit të tërhequr.[118]

Stili i lojës i Dybalës është krahasuar me atë bashkëkombasve të tij Sergio Agüero,[18] Javier Pastore,[119] Carlos Tevez,[120] Omar Sívori,[121] Diego Maradona,[122] dhe Lionel Messi,[97] si dhe ish lojtarëve italian Vincenzo Montella,[123] Alessandro Del Piero,[124] Roberto Baggio;[125] ky i fundit në vitin 2017 e përshkroi Dybalën si numrin 10 më të mirë në të ardhmen.[126] Në rininë e tij, Dybala konsiderohej si një talentët më të mëdhenjë në botë;[105][106][127][128][129][130][131][132][133] në vitin 2014, Don Balón e emëroi argjentinasin si një nga 100 talentët më të mirë të lindur në vitin 1993.[134]

Sa herë që shënon gol, Dybala ka festimin e tij autentik që quhet "maska"; në lidhje me këtë festim, ai ka komentuar: "Xhesti i maskës që bëjë unë është më shumë një mesazh se sa një festim goli. Është një maskë ideale që gladiatorët e përdorin për të luftuar. Ideja e kësaj festimi goli lindi në Doha kundër Milanit, pasi humbëm Superkupën.[135]

Dybala mori pasaportën italiane më 13 gusht 2012,[136] si pjesë e procesit të nevojshëm për të kryer transferimin e tij te Palermo;[137] kjo gjë u bë për shkak se Federata Italiane e Futbollit lejonte vetëm dy lojtarë jo-evropian të ishin të regjistuar në klubet e Serie A.[138] Dybala fillimisht kërkoi të merrte pasaportën polake falë origjinës së gjyshit të tij, por burokracitë dhe procesi ishin të ndërlikuara.[137]

Dybala ka disa tatuazhe në trupin e tij: dy shirita në krahun e majtë, një tatuazh arab si dhe një kurorë futbolli në këmbë.[139]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 30 qershor 2020[16]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Instituto de Córdoba 2011–12 Primera B Nacional 38 17 0 0 2[a] 0 40 17
Palermo 2012–13 Serie A 27 3 1 0 28 3
2013–14 Serie B 28 5 2 0 30 5
2014–15 Serie A 34 13 1 0 35 13
Gjithsej 89 21 4 0 93 21
Juventus 2015–16 Serie A 34 19 4 2 7[b] 1 1[c] 1 46 23
2016–17 31 11 5 4 11[b] 4 1[c] 0 48 19
2017–18 33 22 4 1 8[b] 1 1[c] 2 46 26
2018–19 30 5 2 0 9[b] 5 1[c] 0 42 10
2019–20 27 10 4 2 7[b] 3 1[c] 1 39 16
2020–21 20 4 1 0 5[b] 1 0 0 26 5
2021–22 29 10 4 2 5[b] 3 1[c] 0 39 15
Gjithsej 210 82 24 11 53 18 6 4 293 115
Gjithsej karriera 282 105 23 9 42 14 7 4 354 132
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off e rënjes/ngjitjes
  2. ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b c d e f Ndeshje në Supercoppa Italiana
Dybala duke luajtur me Argjentinën në vitin 2022.
Redaktuar më 18 nëntor 2019[140]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Argjentina 2015 3 0
2016 3 0
2017 6 0
2018 6 1
2019 11 1
Gjithsej 29 2
Palermo[16]
Juventus[16]
Argjentina
  1. ^ "Dybala sets sights on silverware" [Dybala vështron drejt trofeve] (në anglisht). Juventus F.C. 14 korrik 2015. Marrë më 10 gusht 2015.
  2. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: Argentina" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Argjentina] (PDF) (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2018. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
  3. ^ "Paulo Dybala" (në anglisht). Juventus F.C. Marrë më 1 korrik 2020.
  4. ^ Marcos Villalobo (10 tetor 2011). "Los maestros de la 'joya'" [Mjeshtrat e "Xhevahirit"] (në spanjisht). La Mañana Cordoba. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2012. Marrë më 1 qershor 2015.
  5. ^ "Dybala «u picciriddu»: ecco com'è nato il soprannome" [Dybala "fëmija": ja si ka lindur pseudonimi] (në italisht). Tutto Sport. 12 tetor 2018. Marrë më 18 janar 2020.
  6. ^ Nick Dorrington (13 shtator 2016). "The Cordoba Connection: Dybala faces Vazquez, Vietto in Champions League" [Lidhja e Cordobës: Dybala do të përballet me Vazquez dhe Vietto në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 janar 2017.
  7. ^ a b "DYBALA: "Metà polacco e metà italiano, spiego"" [Dybala: "Gjysëm polak dhe gjysëm italian, ju shpjegoj"]. MediaGol.it (në italisht). 29 nëntor 2014. Marrë më 12 janar 2017.
  8. ^ "Paulo Dybala – "nowy Messi" z polskimi korzeniami" (në polonisht). Sport.onet. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2012.
  9. ^ Martin Mazur (17 janar 2019). "Paulo Dybala: How the Argentine 'Gladiator' went from rough diamond to Juventus 'jewel'" [Paulo Dybala: Si u bë 'Gladiatori' argjentinas nga diamant i fortë në 'xhevahirin' e Juventusit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 janar 2019.
  10. ^ a b "Dybala: 'No Italian feeling'" [Dybala: 'Skam ndjenë italiane'] (në anglisht). Football Italia. 24 dhjetor 2015. Marrë më 24 dhjetor 2015.
  11. ^ "Scatta raduno rosanero: 25 convocati, assente giustificato Dybala" [Nis mitingu i Rosanero: 25 të thirrur, Dybala mungon i justifikuar] (në italisht). Il Corriere del Mezzogiorno. 12 korrik 2012. Marrë më 12 janar 2017.
  12. ^ "Nazionale, Conte vuole Dybala in azzurro" [Kombëtarja, Conte do Dybēn]. Sport Mediaset (në italisht). 26 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2015. Marrë më 2 tetor 2015.
  13. ^ "La Joya está bien" [La Joya është mirë] (në spanjisht). Olè. 2 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 1 korrik 2012.
  14. ^ "El pibe de la pensión" (në spanjisht). I'm Cordoba. 1 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 23 tetor 2011.
  15. ^ "Paulo Dybala player 2" (në spanjisht). Instituto Atletico Central Cordoba. 1 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2011. Marrë më 23 tetor 2011.
  16. ^ a b c d "Paulo Dybala" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 1 korrik 2020.
  17. ^ "Dybala, el pibe de los récords" [Dybala, fëmija i rekordeve] (në spanjisht). MundoD. 27 mars 2012. Marrë më 27 mars 2012.
  18. ^ a b "Zamparini: "Preso il nuovo Aguero"" [Zamparini: "Kemi marr Agueron e ri"] (në italisht). Corriere dello Sport. 28 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
  19. ^ "DYBALA HA FIRMATO" [DYBALA ka firmosur] (në italisht). US Città di Palermo. 20 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 20 korrik 2012.
  20. ^ U.S. Città di Palermo S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2013, PDF e blerë nga C.C.I.A.A. italiane (në italisht)
  21. ^ "Palermo 2 - 0 Sampdoria - legaseriea.it". legaseriea.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2013. Marrë më 17 janar 2022.
  22. ^ "Football - Serie A - Standing - Top Scorers - 2014-2015 - - Yahoo! Eurosport". yahoo.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2014.
  23. ^ "Serie A 2014-15 Statistics: Assists" [Statistikat e Serie A 2014-15: Asistet] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 1 qershor 2015.
  24. ^ "Agreement with Palermo for the acquisition of the player Paulo Dybala" [Marrëveshje me Palermon për blerjen e lojtarit Paulo Dybala] (PDF) (në anglisht). Juventus F.C. 3 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 qershor 2015. Marrë më 4 qershor 2015.
  25. ^ "Paulo Dybala: Juventus sign striker from Palermo for £23m" [Paulo Dybala: Juventus blen sulmuesin nga Palermo për 23 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 4 qershor 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  26. ^ "Paulo Dybala: Juventus is the perfect club for me" [Paulo Dybala: Juventus është klubi i përkryer për mua] (në anglisht). Goal.com. 14 korrik 2015. Marrë më 15 korrik 2015.
  27. ^ "Dybala and Mandzukic score as Juventus beat Lazio for Super Cup" [Dybala dhe Mandzukic shënojnë, Juventus mposht Lazion për Superkupën] (në anglisht). ESPN FC. 8 gusht 2015. Marrë më 12 gusht 2015.
  28. ^ "Roma 2 – Juventus 1" (në italisht). Lega Serie A.it. 30 gusht 2015. Marrë më 17 dhjetor 2015.[lidhje e vdekur]
  29. ^ Ogo Sylla (16 nëntor 2015). "Dybala keeping pace with Juventus' best" [Dybala duke mbajtur ritmin e më të mirëve të Juventusit] (në anglisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 prill 2016.
  30. ^ "Coppa: Four-star Juve crush Toro" [Kupa: Juvja me katër yje shkatërron Torinon] (në anglisht). Football Italia. 16 dhjetor 2015. Marrë më 16 dhjetor 2015.
  31. ^ "Dybala: 'Juve can do it!'" [Dybala: 'Juve mund t'ja dali'] (në anglisht). Football Italia. 23 shkurt 2016. Marrë më 23 shkurt 2016.
  32. ^ "Dybala, Marchisio miss Bayern-Juve" [Dybala dhe Marchisio do të humbasin Bayern-Juve] (në anglisht). Football Italia. 15 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2022. Marrë më 15 mars 2016.
  33. ^ "Line-ups: Torino-Juventus" [Formacionet: Torino-Juventus] (në anglisht). Football Italia. 20 mars 2016. Marrë më 20 mars 2016.
  34. ^ "Paulo Dybala ready for Juventus return against old club Palermo" [Paulo Dybala gati të rikthehet për Juventusin kundër ish klubit të vjetër Palermo] (në anglisht). ESPN FC. 12 prill 2016. Marrë më 18 prill 2016.
  35. ^ "Juve, Dybala a 16 gol: meglio di Baggio e Trezeguet, raggiunge Ibra e Platini" [Juve, Dybala 16 gola: më mirë se Biaggio dhe Trezeguet, arrin Ibrën dhe Platinin] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 21 prill 2016. Marrë më 21 prill 2016.
  36. ^ "Juve celebrate in the sign of Five" [Juventus feston me shenjën e pesës] (në anglisht). Football Italia. 14 maj 2016. Marrë më 14 maj 2016.
  37. ^ "Juventus 5 Sampdoria 0: Dybala double wraps up season in style" [Juventus 5 Sampdoria 0: Dopieta e Paulo Dybalës e mbyll sezonin me stil] (në anglisht). FourFourTwo. 14 maj 2016. Marrë më 14 maj 2016.
  38. ^ Marco Demicheli (5 shtator 2016). "Juve, Dybala turns down the number 10 jersey. From Del Piero to Pogba it's the end of an era" [Juve, Dybala refuzon fanellën me numrin 10. Nga Del Piero te Pogba është fundi i një epoke] (në anglisht). Calciomercato. Marrë më 6 shtator 2016.
  39. ^ Anthony Lopopolo (12 shtator 2017). "Why Barcelona will regret overlooking Dybala as Neymar's replacement" [Pse Barcelona do pendohet për anashkalimin që i bëri Dybalës si zëvëndësuesi i Neymarit] (në anglisht). The Score. Marrë më 27 shtator 2017.
  40. ^ "Juventus' Paulo Dybala insists 'I don't want to be the new Messi'" [Paulo Dybala i Juventusit këmbëngul 'Nuk dua të bëhem Messi i ri'] (në anglisht). ESPN FC. 10 prill 2017. Marrë më 27 shtator 2017.
  41. ^ Mina Rzouki (1 tetor 2016). "As Dybala and Higuain learn to coexist, Juventus need goals from elsewhere" [Me Dybalën dhe Higuainin që po mësohen të bashkëjetojnë, Juventusi ka nevoj për gola nga dikush tjetër] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 27 shtator 2017.
  42. ^ Gianluca Nesci (27 dhjetor 2016). "Watch: Dybala nets absolute screamer as Juventus crushes Dinamo Zagreb" [Shiko: Dybala shënon super gol, Juventus shkatërron Dinamo Zagrebin] (në anglisht). The Score. Marrë më 8 dhjetor 2016.
  43. ^ "Empoli 0 Juventus 3: Dybala, Higuain on target in comfortable victory" [Empoli 0 Juventus 3: Dybala, Higuain shënojnë në fitoren komode] (në anglisht). Yahoo.com. 2 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 8 dhjetor 2016.
  44. ^ Phil Dawkes (11 prill 2017). "Juventus 3–0 Barcelona" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 shtator 2017.
  45. ^ "Official: Dybala renews with Juventus" [Zyrtare: Dybala rinovon me Juventusin] (në anglisht). Football Italia. 13 prill 2017. Marrë më 13 prill 2017.
  46. ^ "Real Madrid and Cristiano Ronaldo see off Juventus to win Champions League" [Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo mposhtin Juventusin për të fituar Ligën e Kampioneve] (në anglisht). The Guardian. 3 qershor 2017. Marrë më 3 qershor 2017.
  47. ^ "UEFA Champions League positional awards shortlists" [Lista e nominimeve të çmimeve të pozicioneve të UEFA Ligës së Kampioneve]. uefa.com (në anglisht). UEFA. 4 gusht 2017. Marrë më 15 gusht 2017.
  48. ^ "Dybala 10". juventus.com (në anglisht). Juventus F.C. 9 gusht 2017. Marrë më 9 gusht 2017.
  49. ^ "Supercoppa, Juventus-Lazio 2-3, Murgia decide in pieno recupero" [Superkupa, Juventus-Lazio 2-3, Murgia vendos në kohën shtesë] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 gusht 2017. Marrë më 13 gusht 2017.
  50. ^ "Buffon, Messi and Ronaldo on Player of the Year shortlist" [Buffon, Messi dhe Ronaldo në listën e Lojtarit të Vitit]. uefa.com (në anglisht). UEFA. 15 gusht 2017. Marrë më 15 gusht 2017.
  51. ^ "Genoa 2-4 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 26 gusht 2017. Marrë më 27 gusht 2017.
  52. ^ "Dybala masterclass at the Mapei" [Kryevepër e Dybalës në Mapei]. juventus.com (në anglisht). Juventus F.F. 17 shtator 2017. Marrë më 18 shtator 2017.
  53. ^ Jacopo Gerna (11 mars 2018). "Juventus-Udinese, Dybala fa paura: "Dipende tutto da noi"" [Juventus-Udinese, Dybala frikson: "Gjithçka varet nga ne"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 11 mars 2018.
  54. ^ "Spal-Juve: Talking points" [Spal-Juve: Pikat për t'u diskutuar]. juventus.com (në anglisht). Juventus F.C. 18 mars 2018. Marrë më 18 mars 2018.
  55. ^ "Calendario Serie A, la terza giornata: orari, programma partite e come vederle" [Kalendari, Serie A, java e 3të: orari, ndeshjet e programuara dhe si ti shikoni ato] (në italisht). Sky Sport Italia. 30 gusht 2018. Marrë më 2 shtator 2018.
  56. ^ Luca Bianchin (1 shtator 2018). "Parma-Juventus 1-2: gol di Mandzukic, Gervinho e Matuidi" [Parma-Juventus 1-2: golat ngs Mandzukic, Gervinho dhe Matuidi] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 2 shtator 2018.
  57. ^ "Dybala: 'I wanted a game like this'" [Dybala: 'E doja një ndeshje si kjo'] (në anglisht). Football Italia. 2 tetor 2018. Marrë më 2 tetor 2018.
  58. ^ Pete Hall (24 tetor 2018). "Manchester United 0–1 Juventus" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 14 dhjetor 2018.
  59. ^ a b Peter Smith (1 gusht 2019). "Paulo Dybala to Man United: How Juventus forward would fit in at Old Trafford" [Paulo Dybala te Man United: Si do të përshtatej sulmuesi i Juventusit në Old Trafford] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 24 nëntor 2019.
  60. ^ a b Gianluca Nesci (8 gusht 2019). "Report: Juve pulled plug on Dybala's move to Tottenham" [Raporti: Juve i vuri veton kalimit të Dybalës te Tottenhami] (në anglisht). The Score. Marrë më 24 nëntor 2019.
  61. ^ a b "Paulo Dybala reveals the reason he didn't want to join Manchester United or Tottenham this summer" [Paulo Dybala zbulon arsyen se pse nuk deshte të bëhej pjesë e Manchester United ose Tottenhamit këtë verë] (në anglisht). FourFourTwo. 9 tetor 2019. Marrë më 24 nëntor 2019.
  62. ^ "Inter Milan 1–2 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 6 tetor 2019. Marrë më 24 nëntor 2019.
  63. ^ "Dybala disputa su 200 partido con el Juventus" [Dybala arrin 200 ndeshje me Juventusin] (në spanjisht). Eurosport. 8 dhjetor 2019. Marrë më 9 dhjetor 2019.
  64. ^ "Coppa: Napoli beat Juventus on penalties" [Kupa: Napoli mposht Juventusin me penallti] (në anglisht). Football Italia. 17 qershor 2020. Marrë më 17 qershor 2020.
  65. ^ "GLI MVP DELLA STAGIONE 2019/2020" [Më të mirët e sezonit 2019/20] (PDF) (në italisht). Lega Serie A. 4 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 gusht 2020. Marrë më 4 gusht 2020.
  66. ^ "MVP: Paulo Dybala". L'Ultimo Uomo (në italisht). 13 gusht 2020. Marrë më 16 tetor 2020.
  67. ^ "Champions, Dinamo Kiev-Juve 0-2: decide tutto una doppietta di Morata" [Liga e Kampioneve, Dinamo Kiev-Juve 0-2: vendos gjithçka një dopietë e Morattës] (në italisht). Sportmediaset.it. 20 tetor 2020. Marrë më 20 tetor 2020.
  68. ^ "Ferencváros-Juventus | UEFA Champions League". uefa.com (në anglisht). UEFA. 4 nëntor 2020. Marrë më 4 nëntor 2020.
  69. ^ "Injury updates on McKennie and Dybala" [Përditësim mbi dëmtimet e McKennie dhe Dybalës] (në anglisht). Football Italia. 7 prill 2021. Marrë më 7 prill 2021.
  70. ^ "Juventus 2 - 1 Napoli" (në anglisht). Football Italia. 7 prill 2021. Marrë më 7 prill 2021.
  71. ^ "Ronaldo and Dybala bring up 100th Juventus goals" [Ronaldo dhe Dybala arrijnë 100 gola me Juventusin]. SportsMax (në anglisht). 12 maj 2021. Marrë më 12 maj 2021.
  72. ^ "Ronaldo becomes fastest player to reach 100 Juventus goals" [Ronaldo bëhet lojtari më i shpejtë që arrin 100 gola me Juventusin]. Goal.com (në anglisht). 12 maj 2021. Marrë më 12 maj 2021.
  73. ^ "Paulo Dybala To Leave Juventus In Summer After Contract Not Renewed" [Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në verë pasi kontrata nuk j'u rinovua] (në anglisht). Agence France-Presse. 21 mars 2022. Marrë më 17 maj 2022 – nëpërmjet NDTV.
  74. ^ "Paulo Dybala confirms Juventus departure at end of season" [Paulo Dybala konfirmon largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit] (në anglisht). ESPN FC. 15 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
  75. ^ Redazione JuventusNews24 (16 maj 2022). "Esordio Palumbo: prima in maglia Juve per il classe 2002" [Debuton Palumbo: e para me fanellën e Juves për lojtarin e klasit 2002]. Juventus News 24 (në italisht). Marrë më 16 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  76. ^ "Vjen edhe zyrtarizimi, Paulo Dybala firmos për tre sezone me Romën". news.oversport.tv. 20 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2022. Marrë më 23 korrik 2022.
  77. ^ "Italia, Dybala dice no: "Grazie Conte, ma sogno l'Argentina"" [Italia, Dybala thotë jo: "Faleminderit Conte, por ëndërroj Argjentinën] (në italisht). Corriere dello Sport. 29 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 30 nëntor 2014.
  78. ^ "El Tata no está pipón". Olé.com (në spanjisht). 22 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2018. Marrë më 23 shtator 2015.
  79. ^ "Argentina draw with Paraguay, still winless in World Cup qualifying" [Argjentina barazon me Paraguajit, ende pa fitore në kualifikueset e Kupës së Botës] (në anglisht). ESPN FC. 13 tetor 2015. Marrë më 3 dhjetor 2015.
  80. ^ "Carlos Tevez, Paulo Dybala left off Argentina's Copa America squad" [Carlos Tevez, Paulo Dybala lihen jashtë ekipit të Argjentinës për Copa American] (në anglisht). ESPN FC. 20 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  81. ^ "Argentina call up Paulo Dybala for Olympics against Juventus' wishes" [Argjentina thërret Paulo Dybalën për Lojërat Olimpike kundër dëshirës së Juventusit] (në anglisht). ESPN FC. 25 maj 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
  82. ^ "Dybala: 'No Barcelona interest'" [Dybala: 'Ska interesim nga Barcelona'] (në anglisht). Football Italia. 31 gusht 2016. Marrë më 6 shtator 2016.
  83. ^ "Dybala reassured by Messi after calamitous red card" [Dybala qetësohet nga Messi pas kartonit të kuq] (në anglisht). Marca. 3 shtator 2016. Marrë më 6 shtator 2016.
  84. ^ "Singapore 0 Argentina 6: Dream debut for Gomez in Sampaoli's bold experiment" [Singapori 0 Argjentina 6: Debutim ëndërrash për Gomez në eksperimentin e guzimshëm të Sampaolit] (në anglisht). Bein Sports. 13 qershor 2017. Marrë më 12 tetor 2018.
  85. ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad - 23-man & preliminary lists & when will they be announced?" [Zbulohen: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 - lista paraprake & me 23 lojtar & dhe kur do të publikohen] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 17 qershor 2018.
  86. ^ "Argentina World Cup squad: Paulo Dybala included but Mauro Icardi misses out on 23-man group for Russia" [Ekipi i Argjentinës për Kupën e Botës: Paulo Dybala përfshihet por Mauro Icardi humbet në grupin me 23 lojtarë për në Rusi] (në anglisht). The Independent. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 17 qershor 2018.
  87. ^ Tariq Panja (21 qershor 2018). "Croatia Buries Argentina's World Cup Hopes in a Deep Hole" [Kroacia varros shpresat e Argjentinës për Kupën e Botës në një vrimë të thellë] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 23 qershor 2018.
  88. ^ Emlyn Begley (30 qershor 2018). "France 4-3 Argentina" [Franca 4–3 Argjentina] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2018.
  89. ^ Sam Wallace (1 qershor 2018). "Kylian Mbappe destroys Argentina to send Lionel Messi and co home in World Cup thriller" [Kylian Mbappe shkatërron Argjentinën dhe dërgon Lionel Messin me komani në shtëpi] (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 1 korrik 2018.
  90. ^ "Lionel Messi void filled by Mauro Icardi and Paulo Dybala as Argentina enjoy friendly win over Mexico" [Zbrastia e Lionel Messit mbushet nga Mauro Icardi dhe Paulo Dybala, Argjentina shijon fitoren në miqësoren kundër Meksikës] (në anglisht). The Independent. 21 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2022. Marrë më 21 nëntor 2018.
  91. ^ Nidhun Thankachan (19 maj 2019). "Copa America 2019: Argentina announce 40-man preliminary squad for the tournament" [Copa América 2019: Argjentina njofton skuadrën paraprake me 40 futbollistë për turnamentin] (në anglisht). Sport Skeeda. Marrë më 21 maj 2019.
  92. ^ Avi Creditor (21 maj 2019). "Messi Leads Argentina's Copa America Squad; Icardi Omitted" [Messi udhëheq ekipin e Argjentinës për Copa American; Icardi përjashtohet] (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 21 maj 2019.
  93. ^ "Copa America 2019 - Qatar 0-2 Argentina - Match Report" [Copa América 2019 - Katar 0-2 Argjentina - Raporti i ndeshjes] (në anglisht). Bein Sports. 23 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
  94. ^ Tim Vickery (6 korrik 2019). "Messi's red card overshadows Argentina's encouraging win and Chile's end of an era" [Kartoni i kuq i Messit mbulon fitoren inkurajuese të Argjentinës dhe fundin e epokës së Kilit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 7 korrik 2019.
  95. ^ "Italy 0-3 Argentina: South American champions cruise to Finalissima glory" [Italia 0-3 Argjentina: Kampionët e Amerikës së Jugut lundrojnë drejtë lavdisë së Finalissimas]. uefa.com (në anglisht). UEFA. 1 qershor 2022. Marrë më 2 qershor 2022.
  96. ^ a b c d Kaustubh Pandey (24 shkurt 2019). "The evolution and devolution of Paulo Dybala" [Evolucioni dhe devolucioni i Paulo Dybalës] (në anglisht). Calciomercato.com. Marrë më 15 shtator 2019.
  97. ^ a b Paolo Menicucci (9 maj 2015). "UEFA.com's weekly wonderkid: Paulo Dybala" [Djaloshi i artë javor i UEFA.com: Paulo Dybala]. uefa.com (në anglisht). UEFA. Marrë më 1 qershor 2015.
  98. ^ Giulio Di Feo (13 dhjetor 2011). "Mercato, non solo Tevez Juve-Guarin, Napoli-Dybala" [Merkato, jo vetëm Tevez Juve-Guarin, Napoli-Dybala] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 shkurt 2015.
  99. ^ "GATTUSO: "C'è tanto entusiasmo, colpito da Dybala. Dal mercato mi aspetto ..."" [Gattuso: "Ka shumë entuziazëm, goditja e Dybalës. Nga merkato pres..."] (në italisht). Marrë më 16 shkurt 2015.
  100. ^ Salvatore Lo Iacono (19 prill 2012). "Palermo, occhi puntati su Paulo Dybala" [Palermo, sytë te Paulo Dybala] (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 16 shkurt 2015.
  101. ^ a b c d Luca Calamai (14 janar 2012). "Inter, ecco baby Dybala Arouca alla Fiorentina?" [Inter, ja baby Dybala Arounca nga Fiorentina?] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 shkurt 2015.
  102. ^ John Molinaro (31 maj 2017). "Names in the news: Dybala the crown jewel of Juventus" [Emrat në lajme: Dybala xhevahiri i kurorës së Juventusit] (në anglisht). Sportsnet.ca. Marrë më 27 shtator 2017.
  103. ^ a b c d e f Stefano Chioffi (29 prill 2012). "Paulo Dybala, 17 gol per stregare il Palermo" [Paulo Dybala, 17 gola për të magjepsur Palermon] (në italisht). Il Corriere dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2014. Marrë më 16 shkurt 2015.
  104. ^ a b Nick Norrington (26 nëntor 2014). "Scouting Report: Palermo's Dybala to become better than Lionel Messi?" [Raport skauti: A do të bëhet Dybala i Palermos më i mirë se Lionel Messi?] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 janar 2016.
  105. ^ a b c "Juventus and Sevilla draw a blank" [Juventus dhe Sevilla barazojnë]. uefa.com (në anglisht). UEFA. 15 shtator 2016. Marrë më 23 mars 2017.
  106. ^ a b c Peter Coates (22 janar 2016). "Paulo Dybala: Is Juventus striker poised to join Lionel Messi and Cristiano Ronaldo among the game's elite?" [Paulo Dybala: A është sulmuesi i Juventusit i destinuar t'i bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mes lojtarëve elitar të lojës?] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2022. Marrë më 23 mars 2017.
  107. ^ a b Gaby McKay (2 nëntor 2016). "How Juventus miss Dybala" [Juventus do ta ndjej mungesën e Dybalës] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 23 mars 2017.
  108. ^ Gianluca Nesci (11 prill 2017). "3 reasons Juventus outclassed Barcelona in Turin" [3 arsye pse Juventus tejkaloi Barcelonën në Torino] (në anglisht). The Score. Marrë më 27 shtator 2017.
  109. ^ Paolo Menicucci (18 janar 2016). "Messi and Pirlo in one? Dybala driving Juventus up Serie A" [Messi dhe Pirlo në një? Dybala duke drejtuar Juventusin drejtë Serie A]. uefa.com (në anglisht). UEFA. Marrë më 18 janar 2016.
  110. ^ Camillo Forte (3 korrik 2015). "Allegri ha già deciso i tiratori scelti della Juve" [Allegri tashmë ka vendosur ekzekutuesit e goditjeve standarte të Juventusit] (në italisht). Tuttosport. Marrë më 18 janar 2016.
  111. ^ Mina Rzouki (15 gusht 2017). "Juventus need leadership, consistency from Paulo Dybala to reach their goals" [Juventus ka nevojë për lidership, vazhdimësi nga Paulo Dybala për të arritur golat e tyre] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 10 shkurt 2019.
  112. ^ Mirko Graziano (18 janar 2016). "Juve, Dybala tra Sivori e Tevez. E Messi disse: "È uno di noi"" [Juve, Dybala midis Savorit dhe Tevezit. Dhe Messi thotë: "Është një nga ne"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 janar 2016.
  113. ^ James Horncastle (28 tetor 2015). "Paulo Dybala coming along slowly at Juventus, but does Allegri know best?" [Paulo Dybala është duke u përshtatur ngadalë te Juventus, por a di Allegri më mirë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 23 mars 2017.
  114. ^ a b Timothy Ormezzano (25 nëntor 2016). "Juventus, Dybala: "Esterno, punta, trequartista. Per Allegri faccio tutto"" [Juventus, Dybala: "Anësor, qëndror, organizator. Për Allegrin i bëj të gjitha"] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 23 mars 2017.
  115. ^ Claudio Barbieri (17 shkurt 2017). "Dybala all'attacco, manca solo la Joya del gol" [Dybala në sulm, mungon vetëm kënaqësia e golit] (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 23 mars 2017.
  116. ^ "Allegri: 'Juventus can win or draw'" [Allegri: 'Juventus mund të fitojë ose barazojë'] (në anglisht). Football Italia. 30 tetor 2017. Marrë më 28 janar 2019.
  117. ^ "Juventus, Allegri: "E' vero che Dybala segna meno ma deve fare il tuttocampista"" [Juventus, Allegri: "Është e vërtet që Dybala shënon pak, por ai duhet të bëjë rolin e mesfushorit të kudondodhur] (në italisht). Il Corriere dello Sport. 30 nëntor 2018. Marrë më 13 dhjetor 2018.
  118. ^ "Champions, Ajax-Juve: quattro moduli per Allegri, ma qual è il migliore?" [Liga e Kampioneve, Ajax-Juve: katër module për Allegrin, por kush është më i miri?] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 mars 2019. Marrë më 20 mars 2019.
  119. ^ Massimo Norrito (26 korrik 2012). "Dybala, il bomber con la faccia da bambino pronto a fare innamorare il "Barbera"" [Dybala, bomberi me fytyrë fëmije gati t'a bëjë "Barberën" të bie në dashuri me të] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 16 shkurt 2015.
  120. ^ "Dybala aims to emulate Tevez success at Juve" [Dybala synon të imitoj suksesin e Tevezit te Juvja] (në anglisht). Four Four Two. 7 dhjetor 2015. Marrë më 15 dhjetor 2015.
  121. ^ James Horncastle (17 dhjetor 2015). "Horncastle: Juventus' new leader? Why Paulo Dybala should be given the No.10 shirt" [Horncastle: Udhëheqësi i ri i Juventusit? Pse Paulo Dybalës duhet t'i jepet fanella me numrin 10] (në anglisht). Calciomercato.com. Marrë më 16 janar 2016.
  122. ^ "Paulo Dybala not the new Maradona, 'not as good as people say' - Pele" [Paulo Dybala nuk është Maradona i ri, 'nuk është aq i mir sa thonë njerëzit' - Pele] (në anglisht). ESPN FC. 10 qershor 2017. Marrë më 5 korrik 2018.
  123. ^ "Dybala: il grande colpo, Lo Monaco: "Erede di Montella"" [Dybala: goditja e madhe, Lo Monaco: "Trashëgimtari i Montellës"] (në italisht). Live Sicilia. 14 korrik 2012. Marrë më 9 maj 2015.
  124. ^ Fabiana Della Valle (16 nëntor 2015). "Juventus, Dybala vola a ritmo dei top: meglio di Tevez e di Del Piero" [Juventus, Dybala fluturon në ritmin e majës: më mirë se Tevez dhe Del Piero] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 26 janar 2016.
  125. ^ Ivan Zazzaroni (14 dhjetor 2015). "Paulo Dybala come il "primo" Roberto Baggio" [Paulo Dybala si Roberto Baggio "i parë"] (në italisht). Sport Notizie 24. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 15 dhjetor 2015.
  126. ^ "Baggio: 'Dybala is the future'" [Baggio: 'Dybala është e ardhmja'] (në anglisht). Football Italia. 10 janar 2017. Marrë më 12 janar 2017.
  127. ^ Majid Mohamed (30 janar 2015). "Argentinian strikers making a mark in Europe" [Sulmuesit argjentinas duke lënë shenjë në Evropë]. uefa.com (në anglisht). UEFA. Marrë më 23 mars 2017.
  128. ^ Greg Lea; Andy Murray; Tom Kundert; Andrew Gibney; David Cartlidge; Alex Hess; Simon Harrison; Adam Digby (29 nëntor 2016). "FourFourTwo's Best 100 Football Players in the World 2016: 50-41" [100 lojtarët më të mirë në botë të FourFourTwo për vitin 2016] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 23 mars 2017.
  129. ^ "TOP 10 SOCCER PLAYERS UNDER 25" [10 lojtarët më të mirë të futbollit nën moshën 25 vjeç] (në anglisht). beIN Sports. 29 tetor 2015. Marrë më 23 mars 2017.
  130. ^ Conor Dowley (18 tetor 2016). "Paulo Dybala is already a superstar" [Paulo Dybala tanimë është një superyll] (në anglisht). SB Nation. Marrë më 23 mars 2017.
  131. ^ James Walker-Roberts; Patrick Surlis (31 dhjetor 2015). "Top 100 players of 2015: Where do Lionel Messi and Cristiano Ronaldo rank?" [100 lojtarët më të mirë të vitit 2015: Ku renditen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 23 mars 2017.
  132. ^ Aaron West (15 nëntor 2016). "Paulo Dybala has quietly become one of Europe's best players" [Paulo Dybala është bërë në mënyrë të qetë një nga lojtarët më të mirë të Evropës] (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 23 mars 2017.
  133. ^ "Paulo Dybala proud of Argentine teammate Lionel Messi's praise" [Paulo Dybala është krenar për lavdërimin që shoku i ekipit te Argjentina Lionel Messi i ka bërë] (në anglisht). ESPN FC. 21 mars 2016. Marrë më 23 mars 2017.
  134. ^ "La Top 101 dei giovani più promettenti di 'Don Balon': quanti italiani!" [101 talentët më të dalluar të 'Don Balon': sa italianë!] (në italisht). Calcio Mercato News. 19 nëntor 2014. Marrë më 25 janar 2016.
  135. ^ "Dybala 'very lucky' to play for Juve" [Dybala 'shumë me fat' që luan me Juven] (në anglisht). Football Italia. 7 dhjetor 2018. Marrë më 31 dhjetor 2018.
  136. ^ Alessio Alaimo (14 gusht 2012). "ESCLUSIVA TMW - Palermo, Dybala è cittadino italiano" [Eksluzive nga TMW - Palermo, Dybala është shtetas italian] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 12 janar 2017.
  137. ^ a b Jonathan Wilson. "Paulo Dybala a striking new option for Argentina" [Paulo Dybala një opsion i ri në sulm për Argjentinën]. The Irish Times (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2020.
  138. ^ "Foreign player cap for Serie A" [Rregullat e Serie A për lojtarët e huaj]. Sky Sports (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2020.
  139. ^ "Paulo Dybala's Tattoos" [Tatuazhet e Paulo Dybalës] (në anglisht). Tattooino. 11 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2020. Marrë më 14 janar 2020.
  140. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Paulo Dybala" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 7 prill 2018.
  141. ^ "Italy 0–3 Argentina: Messi and Di Maria shine in impressive Finalissima win" [Italia 0–Argjentina: Messi dhe Di Maria shkëlqejnë në fitoren mbreslënëse në Finalissima] (në anglisht). BBC Sport. 1 qershor 2022. Marrë më 2 qershor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]