Jump to content

Filistenjtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filistenjtë (ose pëlishtasit, të cilët i kishin vënë emrin e tyre tokës së Palestinës) në fillim i takonin qytetërimit grek të përqëndruar në Kretë.

Kur ky qytetërim u shkatërrua në 1470 nga një shpërthim vullkanik shumë i madh, shumica e banorëve u shpërngulën në jug, së pari u zmbrapsën në Egjipt dhe pastaj në bregdetin e Palestinës. Atje u shpërngulën dhe themeluan një qytetërim që përbëhej nga pesë shtete qytetërore me emrat: Ashdod, Ashkelon, Gaza, Gat dhe Ekron. Shumë kohë më parë filistenjtë kishin pasur marrëdhënie tregtare me Palestinën gjatë viteve 1700-1900.

Kohët e fundit arkeologët kanë gjetur një varrezë filiste. Në gropat ata kanë gjetur skeletë të varrosur me sendet e tyre personale, dhe kjo dëshmon për një kulturë të sofistikuar.