Jump to content

Brian Eno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Brian Eno
Background information
Emri i lindjesBrian Peter George St. John le Baptiste de la Salle Eno
Lindi (1948-05-15) 15 maj 1948 (76 vjeç)
OrigjinaAnglia Woodbridge, Suffolk, Angli
ZhanretExperimental rock
Art rock
Glam rock
Muzikë elektronike
Ambient
Progressive rock
Instrument(et)Tastierë, kitarë, vokal
Vitet aktiv1970 — prezent
LabeliE.G. Records, Astralwerks, Thirsty Ear Records
Websitewww.enoshop.co.uk

Brian Peter George St. John le Baptiste de la Salle Eno (i lindur më 15 maj 1948Suffolk, Angli), i njohur si Brian Eno, është kompozitor, producent, muzikolog, dhe vokalist anglez, i cili, si solo artist njihet si "Babai i muzikës ambientale".

I edukuar në shkollën e artit dhe i inspiruar nga minimalizmi, ai u bë i njohur si sintisajzeristi i glam / art rock bendit të '70-tave Roxy Music. Pas largimit nga Roxy Music, ai inçizoi katër rock albume origjinale, para se të koncentrohej në muzikën ambient në albumet si Discreet Music (1975) dhe Ambient 1: Music for Airports (1978).

Ai ka punuar me Harold Budd, Cluster, John Cale, David Byrne, dhe Robert Fripp. Në fund të viteve të '70-ta ai filloi të bashkëpunojë me artistë të pop muzikës, si me David Bowie, dhe gjithashtu e popullarizoi bendin Devo dhe zhanrin e tyre No Wave të influencuar nga punk rock-u. Ai është gjithashtu i njohur për bashkimin e pop dhe rock & roll muzikës me muzikën shansë. Si producent dhe kompozitor, ai ka punuar në albumet Remain in Light (1980) të Talking Heads, The Joshua Tree (1987) të U2, Viva la Vida or Death and All His Friends (2008) të Coldplay, si dhe në albume të artistëve të tjerë si James, Slowdive, Paul Simon, etj.

Paralelisht me muzikë, Brian Eno merret edhe me arte të tjera, si p.sh. me instalacione. Ai shkruan për gazetën britanike The Observer, dhe bashkë me Peter Schmidt ai ka shpikur kartat "Oblique Strategies" të cilat kanë fraza të kriptuara dhe përdoren për të zgjidhur dilema.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]