Komisioneri Dervishi takon shefin e Misionit të ODIHR-it Ambasadorin Lamberto Zannier

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së ODIHR-it në Tiranë, Ambasadorin Lamberto Zannier.

Në fokus të këtij takimi ishte roli i Zyrës së Komisionerit në kuadër të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Zoti Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një grup pune që mbikëqyr sjelljen e partive politike në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve. Z. Dervishi theksoi se deri më tani pranë Zyrës së Komisionerit nuk janë paraqitur ankesa për cënimin e të dhënave personale nga partitë politike apo nga qytetarët.

Komisioneri Dervishi e njohu gjithashtu Ambasadorin Zannier me deklaratën e përbashkët me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore”.

Dervishi e informoi shefin e Misionit të ODIHR edhe mbi kontributin që KDIMDP ka dhënë në lidhje me hartimin e akteve për procesin e votimit nga jashtë, për sistemin PER, etj.

Ambasadori Lamberto Zannier shprehu vlerësime për kontributin dhe rolin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë