Dokumentime

F-Droid është të dyja bashkë, një depo aplikacionesh të verifikuara software-i të lirë për Android, si dhe një “kit shitoreje aplikacionesh” i plotë, që furnizon krejt mjetet e nevojshme për të ngritur dhe xhiruar një shitore aplikacionesh. Është një projekt software-i të lirë i mbajtur në këmbë nga bashkësia, zhvilluar nga një gamë e gjerë kontribuesish. Përfshin gjithashtu mjete të plota montimi dhe hedhjeje në qarkullim për të administruar procesin e shndërrimit të kodit burim të aplikacioneve në montime të hedhura në qarkullim.

Mjetet e shërbyesit F-Droid furnizojnë programthe dhe mjete të ndryshme që përdoren për mirëmbajtjen e depos kryesore të aplikacioneve F-Droid. Mund të përdorni të njëjtat mjete për të krijuar depon tuaj shtesë ose alternative për publikim, ose për të ndihmuar në krijim, testim dhe parashtrim tejtëdhënash te depoja kryesore.

Si T’ia Fillohet

  • PBR - Të përgjithshme Pyetje të Bëra Rëndom rreth F-Droid-it
  • PBR - Klient Pyetje të Bëra Rëndom rreth se si të përdoret aplikacioni F-Droid në Android.
  • Merrni F-Droid Si t’ia fillohet me përdorimin e F-Droid-it.
  • Anti-Veçoritë Çfarë janë, cili është kuptimi i tyre dhe cilat aplikacione i përmbajnë.
  • Përkujdesore Përkujdesore hap-pas-hapi mbi veçori në F-Droid

Më Tepër të Dhëna

Zhvillues